Të fundit

Prishtina eliminon Ballkanin, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra e Prishtinës ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi arriti ta eliminojë Ballkanin në çerekfinale.

”Bardhë e kaltrit” shënuar fitore me rezultat 2:0, përball kampionit aktual të Kosovës.

Kreshnik Uka shënoi golin e parë për Prishtinën pak para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa golin e dytë e shënoi Genc Hamiti.

Kjo ishte ndeshja e parë e Prishtinës nën udhëheqjen e Debatik Currit, pasi bordi i klubit vendosi për shkarkimin e Ismet Munishit ditë më parë.

Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës përpos Prishtinës deri më tani ka kaluar edhe skuadra e Gjilanit e Vushtrria.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci