Të fundit

Kryeministria shpalos detajet për takimin Kurti-Geese në Strasburg

Takimi me grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian ishte i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Strasbourg, ku u prit nga nënkryetarja Alexandra Geese, e shoqëruar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe eurodeputeti gjerman Romeo Franz.

Sipas kryeministrisë, rrugëtimi i Kosovës në proceset e integrimit evropian ishte kryetemë e takimit. Nënkryetarja Geese riafirmoi se e mbështesin aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe shprehu kënaqësinë që më në fund procesi i liberalizimit të vizave po shkon drejt fazave përfundimtare.

Përkrahja e vazhdueshme ndaj Qeverisë për reformat e brendshme dhe rezultatet e progresin e shënuar, nuk mungoi as kësaj radhe. Kryeministri Kurti përmendi aprovimin e Strategjisë për Energji 2022-2031 dhe objektivin tonë të tranzicionit dhe avancimit drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, konform dhe agjendës e synimeve të Bashkimit Evropian.

Në takim u bisedua dhe mbi procesin e dialogut me Serbinë, propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për pritshmëritë e takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut këtë të shtunë. Kryeministri Kurti theksoi që Republika e Kosovë mbetet palë konstruktive, aktive dhe e përkushtuar sipas parimeve të demokracisë dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

Përkrah Kryeministrit Kurti në këtë takim ishin ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci