Të fundit

Mblidhet qeveria, miratohen dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë e Malit të Zi.

Nisma e parë që u miratua nga qeveria është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë. Ajo për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Nismat e miratuara:

– Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

– Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

– Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci