Të fundit

Biden e mirëpret urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Putinit

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka mirëpritur lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin.

ICC e akuzoi presidentin Putin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që Biden tha se lideri rus e kishte bërë “qartë”.

Pretendimet fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga pushtimi më 2022.

Ka shumë pak gjasa që do të ketë shumë nga ky veprim, pasi ICC nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.

Rusia nuk është një vend anëtar i ICC-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Megjithatë, kjo mund t’i ndikojë Putinit në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Ai tani mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës.

Putini është presidenti i tretë, të cilit i është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Hagës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci