Të fundit

Ana i kundërpërgjigjet Shotës pasi e përmendi në Post Big Brother

Historia e përplasjes mbi çështjen e veshjes së sytjenave që nisi brenda eksperincës në Big Brother VIP Kosova, në mes të dy ish konkurrenteve, aktores Shota Baraliu si dhe këngëtares Ana Kabashi, ka vazhduar edhe pas daljes nga shtëpia.

Mbrëmë në Post BBVK, Shota ka thënë se deklarata e saj kritikuese ndaj Anës, ishte keqkuptuar.

“Ai lloj debati mendoj se është keqkuptuar, sepse mënyra se si unë e them është pak më e vrazhdë, thjeshtë ka qenë një këshillë për Anën. Vetëm jam munduar së paku t’i them që të vesh sytjena, sepse edhe mua ma ka marrë vëmendjen”, ka thënë ajo.

Kësisoj, pasi që mbrëmë Shota kishte folur edhe një herë rreth debatit të tensionuar të zhvilluar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, nuk ka munguar një reagim as nga Ana.

Kjo e fundit ka postuar një fotografi në aeroplan, derisa ka shkruar se kohën e ka të limituar dhe është e zënë duke festuar të ardhmen e saj.

“Nuk kam kohë për këtë. Jam duke e festuar të ardhmen. Vazhdoni të ma përmendni emrin”, është shprehur ajo në një kundërpërgjigje indirekte për atë që u tha mbrëmë në programin e Post Big Brother VIP Kosova.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci