Të fundit

Ronaldo pritet të thyejë një tjetër rekord

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është afër thyerjes së një tjetër rekordi në botën e futbollit.

Ronaldo mund të thyejë rekordin e FIFA-s për ndeshjet ndërkombëtare për meshkuj me paraqitjen e 197-të nëse luan nesër.

Portugalia përballet me Lihtenshtajnin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 dhe trajneri Roberto Martinez ka përzgjedhur sulmuesin legjendar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nesër mund të arrijë një tjetër rekord, prej shumë sosh sa ka arritur deri më tani.

Ronaldo e fitoi ndeshjen e tij të parë për Portugalinë në moshën 18-vjeçare, kur hyri në vend të Luis Figo në një miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003. Ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në ndeshjen e tij të tetë kundër Greqisë.

38-vjeçari që atëherë e ka çuar numrin e tij në 118 gola për kombin e tij.

Deri tani rekordin për më së shumti paraqitje ndërkombëtare e mban, Soh Chin Ann. Ai ka në total 196 ndeshje të luajtura për Malajzinë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci