Të fundit

“Sërish ka probleme me Ligjin” – Agim Ademi bëhet temë edhe në Kroaci

Lajmi se Agim Ademi është intervistuar nga Policia e Kosovës ka mbushur ballinat e mediave kryesore në Kroaci.

I pari i FFK-së është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa dje gjatë ditës ishte intervistuar edhe zyrtari i financave në shtëpinë e futbollit kosovar, Agim Gashi.

Mediat kryesore në Kroaci kanë raportuar për intervistimin e Ademit.

Vecernji, një nga mediat prestigjioze në Kroaci, ka në ballinën e tyre lajmin për arrestimin e Agim Ademit. “Policia ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin. Ishte në gjykatë javën e kaluar”, është titulli që mban ky lajm.

“Përkatësisht, doganat në Kosovë e kanë ndjekur për një kohë për shkak të dyshimit për evazion fiskal  dhe keqpërdorim të pozitës. Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ishte nën hetim nga prokuroria dhe policia për krim ekonomik”, thuhet mes të tjerash në lajmin e tyre.

Përpos Vecernjit nga Kroacia ka shkruar edhe “INDEX”.

“Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi”, është titulli i lajmit në portalin kroat.

Përpos mediave kroate për intervistimin e Agim Ademit nga Policia e Kosovës kanë raportuar edhe shumë media tjera të rajonit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci