Të fundit

Dështon përballja e shumëpritur mes Furyt me Usyk

Bisedimet e Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk janë prishur për një sërë çështjesh, duke përfshirë ndarjen e shumës së parave për ndeshjen e revanshit, si pjesë e kontratës së meçit mes dy boksierëve.

Fury dhe Usyk ishin shumë afër që të arrijnë marrëveshje për tu përballur për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda më 29 prill.

Bisedimet gjatë vikendit të kaluar kishin qenë pozitive, gjë që çoi të dy palët që të besojnë se një marrëveshje mund të arrihet, me një njoftim zyrtarë që pritej të bëhej publik këtë javë.

Kontratat u shkëmbyen, me avokatët që po shqyrtonin detajet përfundimtare ndërsa planet filluan të viheshin në vend se si do të bëhej zyrtare meçi.

Ata shpresonin të organizonin një konferencë shtypi në stadiumin “Wembley” këtë javë për të nisur promovimin e datës së meçit vetëm pesë javë larg së shtunës (29 prillit).

Fury veçse kishte filluar stërvitjen më herët këtë javë, ndërsa Usyk ka qenë duke u stërvitur në një lokacion sekret për javë të tëra, ndërsa tani raportohet se ukrainasi do të largohet nga baza e tij dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Kampioni i WBA, IBF dhe WBO, Usyk pritet të bëjë një mbrojtje të detyrueshme të titullit kundër Daniel Dubois ose Filip Hrgovic gjatë verës. Nuk dihet se çfarë hapi do të ndërmarrë tani Fury nëse kjo luftë e jashtëzakonshme nuk ndodh.

Ka ende shpresa se një marrëveshje mund të ringjallet në ditët në vijim, por me datën 29 prill, tani duket e pamundur.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci