Të fundit

Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor do të fillojë gjatë këtij viti

Gjatë këtij viti në Gjinekologji do të fillojë ofrimi i shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM). Kështu kanë deklaruar sot presidentja dhe ministri i Shëndetësisë, të cilët kanë potencuar deri më tani qytetarët kanë shpenzuar me miliona euro edhe jashtë vendit për tu bërë prindër. Ministri Arben Vitia ka njoftuar se kanë ndarë mbi 1 milion euro për blerjen e aparaturave të nevojshme.

Pas vizitës në këtë Klinikën e Gjinekologjisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo klinikë do të fillojë të ofrojë shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, me ç’rast ka potencuar se për dekada të tëra u kanë munguar dhe kushtuar shumë qytetarëve në vend.

”Një shërbim që çifteve në republikën tonë deri më tani u ka kushtuar diku rreth 5 milionë euro dhe që tani e tutje pas procedimit edhe me blerjen e aparaturës, e cila siç diskutuam edhe me ministrin, pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Do të jenë shërbime që do të ofrohen edhe në institucionet publike shëndetësore, në një repart i cili ishte i rinovuar dhe është tërësisht i ri dhe do të mund të ofrojë shërbime jashtëzakonisht cilësore për çiftet e reja që dëshirojnë të bëhen prindër”, ka thënë Osmani.

Në takimin me ministrin dhe stafin mjekësor, Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për mundësinë që sa më parë të trajtohet ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik. Sepse, siç ka thënë ajo, vonesat që bëhen në procedurat e prokurimit shkaktojnë vonesa të paarsyeshme për furnizim.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për këtë shërbim, qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me miliona euro.

Ai ka njoftuar se MSh ka ndarë mbi 1 milion euro për kompletimin e aparaturave.

“Një investim, i cili ka filluar para një kohe dhe ka mbaruar tash para një muaji apo dy dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe trajnime të stafit shëndetësor edhe do të vazhdojnë ato trajnime. Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë mbi 1 milion e gjysmë euro për kompletimin e aparaturave që gjatë këtij viti, pacientet, çiftet nga Republika e Kosovës të kenë mundësi që këtë shërbim kaq të domosdoshëm, për të cilin janë hargjuar 5 milionë euro në Kosovë dhe miliona të tjera jashtë Kosovës të kenë mundësinë ta marrin pa pare edhe në Klinikën e Gjinekologjisë”, ka njoftuar Vitia.

E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka folur për rëndësinë e këtij shërbimi, për të cilin ka thënë se qytetarët do të kursejnë buxhetin e tyre familjar.

“Reparti nga ana infrastrukturore është i përfunduar, presim vetëm investimet ose sjelljen e aparaturave dhe të fillojmë punën. Ne ju premtuam që nga ana jonë puna do të fillojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm, ndërsa edhe këta na premtuan edhe besojmë me aktivitetet që po shihen janë shumë aktiv në funksionalizimin e këtij reparti të fillojë puna sa më shpejt. Mos të themi me muaj apo me vit, por brenda këtij viti besoj që do të fillojmë punën”, ka përfunduar ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci