Të fundit

Kurti i përgjigjet PDK-së dhe LDK-së: E dimë se çka na kanë sjellë këta

“Kryeministri Albin Kurti ka thënë sonte se propozimi evropian është njohje de fakto sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai iu kundërpërgjigj PDK-së dhe LDK-së që kanë shprehur rezervat e tyre sa i përket kësaj marrëveshjeje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër.

“Sa i përket këtyre dy partive opozitare që ju i përmendet, ne e dimë çka na kanë sjellë këta”, tha ai në RTK, raporton Paparaci.

Sipas tij, nëse nuk do të ishin këto dy marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 rreth Asociacionit, atëherë “çfarë do të thoshte Serbia”.

“Serbia nuk ka argumente përveç argumenteve që u kanë dhënë paraardhësit e mi. Marrëveshja është në Kuvend, si tekst dihet, do të diskutohet edhe nesër. Jam i hapur, aty më kanë. Nuk i iku obligimit. Jam aty”, shtoi ai.

Kurti po ashtu ka thënë se nëse Serbia i pranon tri shtyllat e tij të prezantuara në Ohër të shtunën, atëherë “ua sjell modelin për Asociacionin”

“Unë ua sjell modelin, por nuk është në rregull të kërkohet modeli në detaje, nëse nuk pranohet parimi. Kur i pranon këto, unë ta bij modelin”, shtoi Kurti.

Sipas tij, Kosova është në pozitë të favorshme sa i përket dialogut me Serbinë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci