Të fundit

Shpallen për 2 qershor zgjedhjet lokale në Serbi

Kryetarja e kuvendit serb, Ana Bërnabiq, ka shpallur zgjedhjet lokale në 66 njësi të vetëqeverisjes lokale për 2 qershor.

Zgjedhjet në komunat e qytetit në Beograd, Nish dhe Pozharevc duhet të shpallen nga kryetarët e asambleve lokale, përkatësisht kryetari i Autoritetit të Përkohshëm në kryeqytet.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në ato komuna ku nuk u mbajtën në dhjetor.

Me qëllim që këto zgjedhje të mbahen më 2 qershor së bashku me zgjedhjet e Beogradit, Parlamenti paraprakisht ka ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili ka qenë marrëveshje mes qeverisë dhe një pjese të opozitës, ndërsa pjesa tjetër e opozitës ka marrë vendim të mos marrin pjesë në zgjedhje sepse besojnë se nuk ka kushte për to.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, u ka uruar të gjithëve “zgjedhje të suksesshme”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci