Të fundit

Çitaku thumbon Kurtin me vargje të Fan Nolit: “Dje shante, sot lëvdon”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tregoi se në planin evropian gjendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

Çitaku ka përzgjedhur në shkrimin e saj një poezi të poetit dhe publicistit të njohur shqiptar, Fan Nolit, për ta thumbuar shefin e qeverisë.

““Dhe Feridi faqe ndërron, Dje shante, sot lëvdon – Fan Noli”, shkroi në Facebookun e saj ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, transmeton Paparaci.

Kurti sonte ka thënë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadastralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha ai në RTK.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci