Të fundit

Pas deklaratës së Konjufcës për Vuçiqin, pason reagimi i menjëhershëm i Petkoviqit

“Nervozizmi në Prishtinë për rezultatin e takimit të fundit në Ohër po përshkallëzohet dita-ditës dhe tregon se aktorët politikë atje janë në panik, jo për shkak të obligimeve që ka Beogradi, por për shkak të obligimeve që ka Prishtina e të cilat deri më tani me paturpësi ka refuzuar t’i përmbushë”, ka pretenduar i emëruari i Vuçiqit për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq.

“Një nga këto obligime është puna për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe i dyti, siç e tregon deklarata e sotme, e thënë më butë, “e pavend” e kryetarit të Kuvendit të “institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes” në Prishtinë,  Glauk Konjufca, përcaktimi i fatit të personave të zhdukur. Ekstremistët e Prishtinës e bazojnë ideologjinë e tyre të çuditshme separatiste në gënjeshtrat se shqiptarët nuk kanë kryer krime dhe akte terroriste në Kosovë, edhe pse “faktet e padiskutueshme” thonë krejt të kundërtën, ka deklaruar Petkoviq në një kumtesë, duke e kryer detyrën e tij parësore të mbrojë me çdo kusht shefin e tij Vuçiq.

Të përkujtojmë, Konjufca ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtar thotë se Vuçiqi nuk di se ku janë të zhdukurit, atëherë gënjen, sepse Vuçiq e di mirë se ku janë.

Ai gjithashtu ka kërkuar që presidenti serb të akuzohet njësoj si Putini.

Duke fshehur krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e meriton të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare, siç po bëhet aktualisht kundër presidentit të Rusisë Vladimir Putin, ka thënë Konjfuca duke shtuar se me këtë ai po kryen krim të rëndë kundër njerëzimit./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci