Të fundit

Të dyshuares për vrasjen e kunatës në Dragash i vazhdohet paraburgimi

Në dhjetorin e vitit të kaluar në mënyrë të pamëshirshme ishte goditur për vdekje 67-vjeçarja në fshatin Kuk të komunës së Dragazhit. E dyshuara kryesore për këtë krim të rëndë është kunata e saj N.A. E njëjta që nga dhjetori është në paraburgim. E njëjtë ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit që në paraburgim të dyshuarën ta lë edhe për një kohë.

Kjo pas kërkesës së Prokurorisë.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023.

Më arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.

Më 26 janar 2023, Gjykata Themelore në Prizren, ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj, ndaj të dyshuarës N.A.

Kujtojmë se e dyshuara N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, kishte thënë ajo.

E dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.

Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci