Të fundit

Ua rrëzuan krejt Ligjin për KPK-në, Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po i jep një goditje Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur në konferencë për media pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese ku është shpallur jokushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ajo në përgjigjen e saj është shprehur se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që kanë qenë raportues për Kosovën e kanë shpallur “shembull” Kosovën për bashkëpunim me Komisionin.

Haxhiu ka thënë se duke mos i përfillur rekomandimet e Komisionit të Venecias, Kushtetuesja po i jep një goditje Kosovës.

“Unë do të shtoja që injorimi i rekomandimeve apo vlerësimeve profesionale nga komisioni i Venecias të dhëna nga dy opinionet për Ligjin për KPK-në është goditje për Kosovën. Më lejoni të ndaj një moment kur kemi pasur të fundit në sesionin plenar ku diskutonim për Byronë dhe Vettingun, ku shprehimisht përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që kanë qenë raportues për Kosovën e kanë vlerësuar për herë të parë Kosovën për bashkëpunimin me Komisionit e Venecias dhe shprehimisht kanë thënë që Kosova duhet të jetë shembull se si duhet të zbatohen rekomandimet e Venecias. Gjykata Kushtetuese po i jep goditje Kosovës, duke mos marrë parasysh rekomandimet e Venecias, apo duke i keqlexuar apo keqinterpretuar varësisht prej nevojave të tyre këto rekomandime. Ne nuk do të ndalemi, do ta presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses në raport me Ligjin për KPK-në dhe ne ende jemi duke punuar në reformën në drejtësi, po presim vlerësimin po ashtu nga Gjykata për amandamentet kushtetuese po ashtu për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, janë reforma të mëdha, të rëndësishme dhe çelësi i vetëm se si Kosova mund të bëhet shtet i së drejtës.”, tha Haxhiu. /Paparaci.com/ 

Haxhiu me akuza për Gjykatën Kushtetuese pasi ia rrëzuan Ligjin për Këshillin Prokurorial

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci