Të fundit

Rugova shpalos detaje nga Taukbahqja: Së shpejti shtegu i ri për ecje dhe vrapim

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka njoftuar banorët e lagjes Taukbahqe se së shpejti do të ndërtohet shtegu për ecje dhe vrapim, transmeton Paparaci.

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Rugova tha se Taukbahqja është destinacioni i shumë sportistëve dhe qytetarëve për vite me radhë, “por fatkeqësisht, shtegu për ecje dhe vrapim ka kohë që është dëmtuar rëndë”.

Kësisoj, ai u shpreh se ka filluar proceduar për rinovimin e tërësishëm të këtij shtegu.

“Prandaj, për t’ua kthyer sportistëve këtë lokacion për përgatitjet e tyre, por edhe qytetarëve për rekreacion, me knaqesi ju informoj se kemi filluar me procedurat për rinovimin e tërësishëm të këtij shtegu”, shtoi ai.

“Taukbahqja do të ketë shtegun më të mirë të ecjes dhe vrapimit në kryeqytet, dhe do të bëhet destinacion për të gjithë. Prishtina, qytet i Sportit”, theksoi Rugova.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci