Të fundit

Christopher Hill nominohet për ambasador në Serbi

Presidenti amerikan, Joe Biden të enjten tha se synon të emërojë diplomatin e vjetër, Christopher Hill për të qenë ambasador në Serbi.

Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm në vitin 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak.

Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqësore në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende që kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë programin e tij bërthamor.

Hill ishte ambasadori amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W. Bush.

Hill aktualisht është një profesor ndihmës në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, raporton AP.

Diplomati 69-vjeçar pritet të merr konfirmimin e Senatit amerikan.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci