Të fundit

Halimi: Ekonomia familjare e qytetarëve po rëndohet, Qeveria po e shet mashtrimin si strategji

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se ekonomia familjare e qytetarëve po rëndohet çdo ditë, duke përmendur shtrenjtimin e produkteve bazë, rritjes së tatimit në pronë, humbjet e Trustit dhe vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 përqind.

Halimi ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, që sipas saj po mashtron qytetarët “me fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare”, raporton Express.

“E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji. Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë. Asnjë veprim e masë për të ndryshuar këtë gjendje të krijuar, vetëm fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare që i cilësojnë suksese, por që populli i Kosovës nuk i sheh!?”, ka shkruar Halimi në Facebook.


Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci