Të fundit

Kelmendi për intervistën me Kurtin: Sonte e marrim vesh në cilin stacion është aktualisht

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në Facebook për intervistën e sontme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka mbi 20 vjet që e interviston Kurtin, por se sonte do të jetë hera e dytë që e interviston atë si kryeministër.

“Sonte e marrim vesh në cilin stacion është aktualisht Albin Kurti”, shkruan Kelmendi.

Ky është postimi i tij:

Ka 20 vjet Rubikon, ka mbi 20 vjet që e intervistoj Albin Kurtin.
Në situata dhe kohë të ndryshme. Mbas daljes nga burgu, në prag protestash, para ose pas arrestimeve, para e pas fushatave zgjedhore, edhe kur thoshte se marrja pjesë në zgjedhje është nënshtrim e edhe kur thoshte se fitorja në zgjedhje është çlirim, edhe kur thoshte se s’ka pavarësi e edhe kur angazhohej për bashkim me Shqipëri, edhe kur ishte bashkë me Mustafën, Haradinajn e Limajn edhe kur ishte ashpër kundër tyre, edhe si kryeministër për herë të parë… dhe tash si kryeministër për herë të dytë.
Sa shumë ka ndodhur ndërkohë. Sonte e marrim vesh se në cilin stacion është akualisht Albin Kurti.
Shikim të këndshëm!. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci