Të fundit

Edhe një stadium me kritere të UEFA-s, Ministria e Sportit hap tenderin 200 mijë €

Ferizaj do të bëhet me stadium të ri të futbollit së shpejti.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka nisur procedurat e prokurimit për studimin e fizibilitetit dhe projektimit të stadiumit të ri.

Të enjten, MKRS-ja e ka hapur garën për kompanitë që janë të interesuara të marrin pjesë në tender.

Stadiumi “Ismet Shabani” në Ferizaj, që momentalisht është i shtruar me bari sintetik, do të marrë formë të re.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit stadiumi i ri në Ferizaj do të ndërtohet në përputhje me rregulloret e UEFA-s.

Stadiumit te ri në Ferizaj, në përputhje kategoritë, rregulloret dhe udhëzimet teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA.duhet të ketë sigurim të tenderit në vlerën financiare 6000.00 Euro (3% e vlerës se parashikuar) në kohëzgjatje 120 ditë nga dita e hapjes se ofertave. E njëjta Procedurë e Prokurimit do të këtë edhe Sigurimin e Ekzekutimit të Kontratës – 10% e vlerës se kontratës në kohëzgjatje 30 ditë me shumë se sa afati i dorëzimit të projektit”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Vlera e projektit është paraparë të jetë 200 mijë euro, bazuar në Dosjen e Tenderit të publikuar nga Zyra e Prokurimit të MKRS-së.

Qyteti i Ferizajit ka kohë që ka kërkuar ndërtimin e një stadiumi që plotëson kriteret e UEFA-s, por një gjë e tillë nuk është arritur kurrë.

Në të kaluarën kishte thashetheme se stadiumi nacional duhej të ndërtohej në Ferizaj, por as ai nuk u ndërtua kurrë.

Ferizaji, që këtë vit ka marrë pjesë në Superligën e Kosovës ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë dhe rrezikon rënien në një kategori më poshtë.

Tenderi për projektimin e stadiumit të Ferizajit do të jetë i hapur deri më 06.06.2023.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci