Të fundit

Moti i keq në Greqi, stuhia ”Balos” përmbyt rrugë, shkolla e banesa

Pas zjarreve që shkrumbuan mijëra hektarë tokë, Greqia përballet me përmbytjet. Për të dytën ditë radhazi, stuhia e pagëzuar me emrin “Balos” solli reshje të dendura në ishullin e Korfuzit, dhe probleme serioze në rajonin e Atikës, duke përmbytur banesat, shkollat dhe rrugët.

Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre dhe autobusë, për disa orë me radhë. Autoritet në Korfuz shpallën gjendjen e emergjencës.

“Kaosi tregoi edhe një herë se sa i pambrojtur është kryeqyteti përballë motit të keq”, shkruajnë mediat lokale.

Sasia e pazakonte e reshjeve dhe infrastruktura problematike e Athinës, çuan në paralizë qarkullimin në arteriet kryesore rreth vendit. Linja hekurudhore Kifissia-Pireus, u nda në dysh për shkak të  grumbullimit të ujit, e po ashtu shërbimet e tramit dhe autobusëve patën një sërë problemesh.

Pamjet e një autobusi të zhytur thuajse plotësisht në ujë në një nënkalim, po bëjnë xhiron e rrjetit, ku pasagjerët u detyruan të formonin një zinxhir njerëzor për të mundësuar evakuimin.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci