Të fundit

Presidentja e lidh internetin me “IPKO”

Kompjuterët dhe pajisjet e tjera tekonologjike në Zyrën e Presidentit të Kosovës do të funksionojnë me rrjet interneti të kompanisë telekomunikuese, IPKO.

Presidenca ka lidhur kontratë një-vjeçare me IPKO-n për aktivizimin e shërbimeve të internetit të premten, raporton Paparaci.com. Kontrata është paraparë të zgjasë një vit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurimit në Presidencë, kontrata është e vlefshme 960 euro.

Vetëm kompania telekomunikuese në pronësi të Telekomit të Sllovenisë, ka konkurruar në këtë aktivitet prokurimi të hapur muajin e kaluar nga Zyra e Presidentit.

Vjosa Osmani aktualisht po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci