Të fundit

13 vjet pritje, Inter arrin finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Kur kanë kaluar 13 vjet që nga fitimi i tripletës së famshme, skuadra e Interit ka arritur të kthehet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Me shije më të embël” duke mposhtur rivalët e përbetuar, Milanin, Interi arriti të kualifikohet në finalen e Championsit.

Me një dominim total nga të dyja ndeshjet, skuadra e udhëhequr nga Izaghi shënoi fitore me rezultat final, 3:0.

Ndeshja e parë përfundoi me dy gola të shënuar nga Dzeko e Mkhytarian, kurse sot vendimtar ishte goli i Lautaro Martinez.

Ndonëse ndeshja ishte e barbartë deri në minutat e fundit, Inter u tregua më konkret në finalizimin e rasteve duke shënuar fitore.

Në finalen e Stambollit, Interi do të pres skuadrën fituese nga takimi mes Manchester Cityt e Real Madridit.

Për herë të fundit në finale të Champions League skuadra e Interit ishte kualifikuar në vitin 2010.

Po atë vit, Interi arriti ta fitoj tripletën nën drejtimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci