Të fundit

Këngëtarja shqiptare pozon ‘topless’ nën rrezet e diellit

Artistja shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora, kohëve të fundit ndodhet në Malibu të Kalifornisë.

Ajo ka shkuar atje për projektet e reja, por nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e këndshme që po kalon atje.

Pasditen e së enjtes, Ora në profilin e saj në Instagram ka publikuar një sërë fotografish atraktive.

Ajo shihet ‘topless’ në këto imazhe e veshur vetëm me një palë geta të lidhura me çizmet e saj.

Duke shijuar rrezet e diellit dhe duke  i buzëqeshur kamerës, Rita dukej dukej tejet tërheqëse dhe shumë  e lumtur në këto fotografi.

“Duke ndjekur perëndimin e diellit”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Gjithashtu Rita  kohëve të fundit ka konfirmuar se do të rikthehet përsëri në sezonin e ardhshëm të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë, me ç’rast i janë ofruar një milion dollarë për t’u bërë pjesë e këtij  formati.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci