Të fundit

Moskoordinimi qeveritar: Kurti synon ta kthejë mërgatën, zëvendësi i tij e quajti “normale” ikjen e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij i parë, Besnik Bislimi duket se nuk po koordinohen mirë kur vjen puna e qasjes ndaj diasporës dhe ikjes së qytetarëve nga Kosova. Në njërën anë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po synon ta kthejë mërgatën në Kosovë e në anën tjetër zëvendësi i tij Bislimi pati deklaruar para disa ditësh se është “normale” të ikin qytetarët nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një video të postuar në rrjetin social Facebook ka komentuar pjesëmarrjen e tij në konferencën “Diaspora Flet”, duke thënë se ka folur për politikat e qeverisë për mërgatën që kanë të bëjnë me votat e tyre në ambasada e konsullata, mësimin e gjuhës shqipe e rëndësinë e fondit sovran, shkruan Paparaci.com.

“Në ditën e dytë të kësaj konference unë prezantova politikat e qeverisë për mërgatën tonë, nga votimi në ambasada e konsullata, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkëatdhetarëve e deri tek rëndësia e Fondit Sovran për zhvillimin e hovshëm të vendit tonë.”, tha Kurti.

Pos kësaj, sipër videos së postuar, Kurti ka shkruar se rruga e qeverisë Kurti është “për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë e ngritjen e arsimit”.

“Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit. Kalofshi sa më mirë e u dëshiroj fundjavë të këndshme!”, ka shkruar Kurti.

Por, përderisa Kurti po synon të jetë në rrugë për kthimin e mërgatës në Kosovë, zëvendësi i tij e sheh si “normale” ikjen e qytetarëve dhe mjekëve nga Kosova. Kështu së paku është deklaruar ai gjatë raportimit në një Komision Parlamentar para disa ditësh.

Bislimi e ka quajtur “përhapje panike” raportimin për ikjen e qytetarëve. Madje, atij ia kanë zënë rrugën edhe pak mediat ku ka thënë se kjo panik po përhapet në ballinet e lajmeve, derisa ka bërë thirrje të mendohet pozitivisht për vendin.

Ai ka thënë se në Kosovë me ikjen e qytetarëve nuk po ndodh asgjë ndryshe nga vendet e rajonit.

“Një gjë është me përhapë panik, kur vazhdimisht në ballinat e lajmeve kemi po ikin mjekët, infermierët dhe një gjë tjetër është me mendu pozitivisht për shtetin dhe me u bazu në statistika. Nëse bazohemi në statistika në Kosovë nuk është tu ndodhë asgjë ndryshe nga ajo që ndodh në Bullgari, Kroaci, Serbi, Shqipëri, Maqedoni e kudo tjetër. Mendoj që përhapja e panikës dhe të krijohet një ambient ku secili largohet nga vendi, jo veç që është qëllim keqe, por edhe e dështuar.”, tha Bislimi. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci