Të fundit

Nait Hasani tregon se si e kishin mbrojtur Albin Kurtin në burgun e Nishit

Nait Hasani ka rrëfyer për momentet që ka qëndruar bashkë me Albin Kurtin në burgun e Nishit. Ai ka rrëfyer edhe për një moment kur kishin vendosur ta mbronin Kurtin, pasi i kishte ardhur thirrja për të dalë nga burgu.

Hasani ka treguar se si e kishin përcjellë me të burgosurit e tjerë deri tek dalja e burgut, meqë nuk donin ta linin vetëm për shkak të pasigurisë që kishin.

Hasani thotë se pasi e kanë çuar tek dera, aty ishin lajmëruar Kryqi i Kuq që kishte ardhur ta merrte.

“Kemi nejt ne burgun e Nishit me Albinin. Kemi nejt shkurt, por mjaftë gjatë. Shkurt shkaku i ditëve të pakta, por gjatë për shkak të bisedave që kemi pasur. Kur ka ardhë vendimi për me dalë, kemi qenë bashkë unë e Albini. Kur u kthy tha ka ardhë vendimi për me dalë. Kemi shku naltë edhe e kemi diskutu të gjithë. Cilat janë rrethanat për me dalë. Ishte kohë e vonshme për me dalë. I thash mos dil. Nuk jam për me dalë. Nëse duhet me të mbrojtë ne jemi këtu. Sepse ashtu ishte marrë edhe Ukshin Hoti dhe nuk dihej. Ramë dakord kështu bashkë me Isak Hotin, Naim Lushin, islam Thacin, Vehbi Muharremin, e kemi marrë bashkë me gardiant deri te porta e kemi cu, dhe aty u lajmëruan ata të kryqit të kuq që kishin ardhur ta marrin.Pastaj kur u kthyem e hëngrëm dajakun”, ka thënë Hasani.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci