Të fundit

Kurti e uron kosovaren që u zgjodh këshilltare qeveritare në Lucern, e fton për vizitë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, kosovares Ylfete Fanaj, e cila u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Kreu i qeverisë tha se ky është një moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër, pasi sipas tij, posti që mban Fanaj është i pari për një person me rrënjë nga Kosova.

“Kryeministri Kurti ka kërkuar nga znj. Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës”.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti e ka ftuar Fanajn për vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm mes vendeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci