Të fundit

Tifozët të acaruar me UEFA-n, çmimet dhe shpërndaja e biletave “qesharake”

Tifozët e Interit dhe Manchester Cityt nuk janë ndarë aspak të kënaqur me mënyrën e shpërndarjes së biletave nga UEFA për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Interi dhe Manchester City do të takohen më 10 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve e cila këtë vit do të mbahet në Stamboll.

Stadiumi olimpik “Ataturk” do të jetë mikpritës i 75 mijë tifozëve, por shumica prej tyre nuk do të jenë ultras të ekipeve.

Kjo çështje ka inatosur tej mase tifozët e flaktë të të dyja skuadrave, që kanë mbetur të dëshpëruar me UEFA-n për shkak të mënyrës së shpërndarjes së biletave.

Sipas redaktorit të sportit në The Times, Henry Winter, të dy klubet kanë marrë vetëm nga 19,926 bileta për tifozët e tyre.

Dhe ka katër kategori çmimesh për biletat, me më të lirat e disponueshme janë 61 funte apo 70 euro dhe më të shtrenjtat në dispozicion për 599 funte apo 690 euro.

Biletat me çmime prej 156 funte apo 180 euro dhe 425 apo 490 euro janë gjithashtu të disponueshme për tifozët.

Është e panevojshme të thuhet se çmimi i biletave dhe shpërndarja qesharake i zemëruan tifozët në rrjetet sociale teksa sulmuan UEFA-n.

“Kjo është qesharake! Të dyja skuadrat duhet të marrin 30 mijë bileta dhe madje kjo është bujare ndaj sponsorëve!”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Unë mendoj se ky është një nga skandalet më të mëdha sportive të kohës sonë” dhe “Çmimi është qesharak dhe fakti që shumica e vendeve do të merren nga sektori i korporatave është një turp”, ishin disa nga komentet tjera.

Pra, janë mbi 30 mijë bileta për sponsorët e korporatave ose delegatët e UEFA-s për finalen e Ligës së Kampionëve.

Nën 40 mijë ‘tifozë’ do të jenë të pranishëm në ndeshjen më të madhe për klube të sezonit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci