Të fundit

Alban Veseli, ikona e basketbollit kosovar

I rikthyer pas gjashtë viteve te skuadra e Pejës, basketbollisti Alban Veseli arriti ta kthej në qytetin e tij të lindjes edhe titullin e kampionit.

Të enjten, Peja u shpall kampione e Kosovës pas 10 viteve. Pejanët mposhtën në finale Trepçën, ndërsa njëri prej më meritorëve për titullin e shtatë në histori të klubit ishte Alban Veseli.

33-vjeçari udhëhoqi Pejën drejt titullit të kampionit, njësoj sikur kishte vepruar edhe në vitin 2013.

Veseli arriti titullin e tij të dhjetë në karrierën e bujshme, teksa për Pejën ky ishte titulli i shtatë në histori të klubit.

Basketbollisti nga Drenasi e kishte fituar titullin e kampionit me Pejën në vitin 2013 dhe këtë vit, teksa kishte arritur tetë trofe me Prishtinën.

Veseli ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha skuadrave kosovare, ndërsa ka shkëlqyer me Prishtinën gjatë vitit 2018.

Po atë vit, Veseli kishte vendosur rekordin e tij individual për më së shumti pikë të shënuara. Ai kishte shënuar 32 pikë ndaj Boreas.

Në një postim të shkurtër në rrjetin e tij social, Veseli ka falënderuar të gjithë fansat e tij për përkrahjen e vazhdueshme.

“Titulli i 10 ne karrieren time! Faleminderit te gjitheve per perkrahjen dhe motivin e jashtzakonshem!”, thuhet në postimin e Veselit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci