Të fundit

Bajrami me kritika për qeverinë Kurti: Ju shkoj mandati me vaj në buzë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka kritikuar qeverinë aktuale duke thënë se mandati i tyre po përfundon me vaj në buzë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kritikuar specifikisht Ministrin e Financave, Hekuran Murati i cili tha sot se kishte rënie të çmimeve në Kosovë, duke i thënë se nuk është për atë pozitë.

“Duhesh me qënë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se “LDK-ja s’po me len me punu”, thuhet në postimin e saj.

Bajrami tha se ndonëse është viti i tretë i mandatit nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë reformë strukturore, asnjë arritje,asnjë listë e publikuar e përfituesëve, investimet kapitale me të ultat në dekadën e fundit, skandale, korrupcion e nepotizëm gjithandej dhe ”fajet LDK-ja”.

“Pse je kaq patetik minister? LDK-ja ka me qënë në mbrojtje të kushtetutës gjithmonë. Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë.  Ju s’keni qënë në gjendje të ndermerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundëthënës edhe vetën”, thuhet tutje në statusin e saj.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci