Të fundit

“Boll ma”, ministri Peci dhe inspektorët në aksion për zbatimin e ligjit kundër duhanit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë të shtunën për të inspektuar zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat publike.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.

“Boll ma! Intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave”, ka shkruar ai, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thyhet ligji.

Ministri tutje ka shprehur shqetësim për “rezistencë të organizuar” të disa gastronomeve, pork a thënë se përkundër kësaj “përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan”.

“Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme. Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!”, ka përfunduar Peci.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci