Të fundit

Publikohet kontrata e ambasadorit Dugolli me firmën e shqiptaro-amerikanit

Qeveria e Kosovës ka paguar lobistin shqiptaro-amerikan, Ilir Zherka, për organizimin e një pushimi të punës mes stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në ShBA dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

Kontrata e lidhur me Ambasadës së Kosovës dhe kompanisë Civica L.L.C., në pronësi të shqiptaro-amerikanit, Ilir Zherka, është nënshkruar më 15 maj të këtij viti, raporton Paparaci. Ajo është publikuar e plotë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Nënshkrimin në kontratë në emër të Ambasadës së Kosovës, e ka hedhur ambasadori Ilir Dugolli.

Ilir Zherka është themelues dhe shef ekzekutiv i Civica L.L.C, një firme për marrëdhënie me qeverinë dhe marrëdhënie me publikun, e cila është e regjistruar si kompani lobimi pranë Departamentit Amerikan të Shtetit. Zherka, më parë ka punuar si këshilltar legjislativ në Kongresin e SHBA-ve.

Sipas kontratës, Ambasada e Kosovës do t’i paguajë kompanisë Civica L.L.C. 35 mijë dollarë për organizimin e një pushimi pune në vikend për stafin e ambasadës dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

“Civica do ta organizojë një punëtori të Ambasadës së Republikës së Kosovës”, thuhet në kontratë.

“Civica do ta organizojë një pushim pune të Ambasadës me Drejtuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan. Duke punuar me Ambasadën, Civica do të ndihmojë në përcaktimin e
objektivave dhe rezultatet e punëtorisë; do të përgatisë materialet e punëtorisë; dhe më pas do të shkruajë një raport”, përshkruhet në njërën nga pikat e kontratës.

Në kontratë thuhet se Ambasada e Kosovës do ta paguajë kompaninë për të gjitha kostot që lidhen me shërbimet e ofruara, duke përfshirë udhëtimin, transportin, materialet dhe ushqimet. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci