Të fundit

“Nuk kam marrëdhënie të mira” – Mourinho “thumbon” klubin e njohur anglez

Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho ka thënë që Tottenhami është skuadra e vetme në karrierën e tij që ai nuk ka një lidhje të ngushtë me të.

Tottenhami pësoi një goditje të madhe në kërkimin e një trajneri të përhershëm, pasi që trajneri i Feyernoordit, Arne Slot e përjashtoi vetën nga gara për këtë detyrë.

Lajmi erdhi pesë ditë pasi që Tottenhami pësoi humbje 3:1 në shtëpi nga Brentfordi, humbje kjo e cila e largoi skuadrën londineze nga gara për të siguruar një vend në Ligën e Evropës.

Dhe tani, sikur të mos mjaftonin shqetësimet e ardhshme për punën e trajnerit, një nga ish-trajnerët e Tottenhamit ka shprehur pakënaqësinë e tij me përvojën e tij në klub.

Në një konferencë për shtyp për finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, trajneri i Romës, Mourinho pranoi se Tottenhami ishte i vetmi klub me të cilin ai nuk arriti të mbante një marrëdhënie të mirë.

“Unë e kam krijuar një lidhje tejet të mirë me të gjitha klubet që kam udhëhequr. Ata tallen me mua kur them se jam tifoz i Realit, Interit dhe Romës. Kur të largohem nga ‘Giallorossi’ do të jetë e vështirë. E vetmja skuadër me të cilën nuk kam këtë marrëdhënie është Tottenham”, tha Mourinho.

“Shpresoj që fjalët e mija të mos keqinterpretohen nga tifozët e Tottenhamit, por ky është klubi i vetëm që nuk kam marrëdhënie të mira. Ndoshta sepse stadiumi ishte bosh në kohën e Covid dhe sepse presidenti Levu nuk dha shumë”, shtoi më tej Mourinho.

Aventura e Mourinhos te Tottenhami mori një fund dramatik në prill të vitit 2021, vetëm disa ditë para se skuadra kishte planifikuar të luante finalen e Carabao Cup kundër Manchester Cityt.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci