Të fundit

Vdes në rrethana të dyshimta foshnja dymuajshe në Suharekë

Në ambulantën në Studençan të Suharekës sot është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dy muajshe.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se familjarët kanë deklaruar se foshna deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse sipas tyre, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

“Sot me datë 25.05.2023 rreth orës 16:00 , në ambulantën në Studençan të Suharekës nga familjarët është dërguar një foshnje rreth 2 muajshe, në ambulantë foshnja është dërguar pa shenja jete. Familjarët deklarojnë se fëmija deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore”, thuhet në konfirmim.

Në lidhje me këtë, policia ka hapur rast si “Vdekje e dyshimtë”.

“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim. Nga policia është hapur rast “Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në konfirmim.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci