Të fundit

Peci: Nga konflikti me Serbinë po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me SHBA-në

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, parasheh “ditë të ngrysura” dhe me “pasoja të parapshikuara”, si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend.

Peci i ka komentuar tensionet që po zhvillohen në terren në veri të Kosovës dhe në fushën diplomatike, pas dënimeve publike që Perëndimi iu bëri vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Ish-diplomati kosovar ka shkruar sot se nga konflikti me Serbinë, Kosova po shkon drejt një përplasjeje “katastrofale” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si po duket nuk jemi duke e kuptuar një gjë, dhe atë që nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me SHBA-të”, ka shkruar Peci.

Ai thotë se pasojat në ditët e ardhshme mund të jenë “të paparashikuara”.

“Ditë të ngrysura janë para neve, dhe atë me pasoja te paparashikuara! Kurrë në jetë nuk kam menduar që do të vijmë në këtë ditë!”, ka shkruar ai.

Të premten, kryetarët shqiptarë të zgjedhur nga një numër i vogël i qytetarëve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, kanë hyrë në objektet e komunave, përkundër rezistencës së një grupi të banorëve lokalë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas misionet e tjera diplomatike të shteteve që konsiderohen aleate të Kosovës, e kanë dënuar vendimin për hyrjen, sipas tyre, të dhunshme, të kryetarëve në komuna. Ka reaguar edhe Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të tërhiqet nga vendimi për t’i futur kryetarët në objekte përmes njësisë speciale.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci