Të fundit

Zhvillimet në veri: Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë, pas situatës në veri, kanë shkuar në Qeverinë e Kosovës.

Atje sipas raportimeve të fundit në media, diplomatët ndërkombëtar janë duke e zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Paparaci.

Paraprakisht, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.

Pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, Hovenier tha për gazetarët se me shefen e shtetit ka ndarë “shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën”.

Ai, po ashtu gjatë së hënës është takuar me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit. Në takimin e zhvilluar në Prishtinë prezent ishte edhe e shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton moshyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, deklaroi Hovenier.

Ndërkohë, protestuesit serbë në Zubin Potok janë shpërndarë, pasi janë pajtuar që protestën ta vazhdojnë mëngjesin e së martës.

Por, në Zveçan, nënkryetari i Listës Serbe, Goran Simiq, ka thënë se protestuesit nuk do të largohen derisa nuk do të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

E në Leposaviq disa dhjetëra qytetarë po vazhdojnë të protestojnë para ndërtesës komunale, ku ka forca të Policisë së Kosovës.

Serbët në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të hënën nisën protestat për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Përveç Policisë së Kosovës, prezent aty ka qenë edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci