Të fundit

Eskalon situata: Protestuesit serbë në Zveçan e gjuajnë KFOR-in me gurë

Tensionet po vijojnë në Komunën e Zveçanit. Kjo pasi, protestuesit serbë akoma nuk janë shpërndarë.

Në pamjet e publikuara në Youtube nga Klan Kosova, shihet se si protestuesit hedhin gurë në drejtim të KFOR-it, transmeton Paparaci.

Po ashtu, protestuesit kanë nisur të hedhin shok-bomba dhe shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

KFOR-i ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci