Të fundit

Aktivizohet pak një deputete e VV-së: Ndërkombëtarët po na shantazhojnë me Asociacionin

Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e shantazhon Kosovën.

Kjo duke vendosur Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në RTV Dukagjini ajo ka thënë se Kosova nuk ka faj që nuk është në agjendë.

“Këtu lë të kuptosh se bashkësia ndërkombëtare po do ta shfytëzojë këtë si kartë të fundit, që ta shantazhojë Kosovën për ta rikthyer çështjen e Asociacionit. Mund të jetë shantazh prej pikëpamjes time, nuk ka asnjë sens që të kërkohet nga Kosova ta dërgojë në Kushtetuese një non paper”, tha ajo.

“Unë nuk besoj që ka faj Kosova, sepse kemi bërë gjithçka që është kërkuar që të hapet rruga drejt anëtarësimit. Nuk ka asgjë në dorën tonë. Është në dorën e ministrave”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci