Të fundit

Rexhaj thotë se LVV-ja s’ka frikë nga zgjedhjet: Le të bëhen krejt bashkë, s’ka problem

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën me anë të një konference për media, inicioi mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti, për shka ktë situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, LVV-ja është komode karshi paralajmërimeve të opozitarëve. Shtoi se qytetarët dhe mbështetja e tyre e kanë sjell LVV-në në këtë pozicion, që aktualisht gjendet.

Rexhaj po ashtu tha e nuk kanë frikë që të shkojnë në zgjedhje të reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

“Jo në asnjë formë ndihemi komod sepse mbështetja qytetare të cilën e kemi marrë e ka pru Vetëvendosjen këtu. Mendoj që kur kemi hy në zgjedhje edhe të gjitha veprimet sidomos në veri të vendit ne i kemi bërë konform atyre që realisht ne u kemi thënë qytetarëve. Kemi thënë që ne nuk bëjmë Asociacion me kompetenca ekzekutive, ne kemi thënë Asociacion nuk e bëjmë fare sepse e kemi ditë që nuk ka kuptim nëse nuk bëhet pa kompetencë ekzekutive dhe na atë far fryme e kemi pas. Ne kemi thënë që nuk krijojmë Republikë Serbska dhe në këtë kuptim ne kemi thënë që do ta shtrijmë sovranitetin dhe atë rrugë kemi pasë. Nuk kemi frikë të shkojmë atje poshtë dhe t’ua kërkojmë prapë votën qytetarëve nëse vije ai moment”, theksoi ai në Tëvë1.

“Dhe tash nëse ne kthehemi në realitet unë nuk mendoj që ata kanë numra të caktuar për ta rrëzuar Qeverinë, por nëse ka deputetë të tillë të cilët në këtë kohë duan që Kosova të shkojë në zgjedhje nuk ka problem ne shkojmë në zgjedhje. Krejt bashkë le të bëhen LDK, PDK, AAK kush do tjetër që u bashkohet atyre dhe dalin në zgjedhje. Mirëpo unë nuk mendoj që është koha për zgjedhjeje”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci