Të fundit

Kurti: Krimet e luftës dhe vrasjet e fëmijëve nuk janë të kaluara

Nderimi dhe lartësimi i kujtimit për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, ishte në qendër të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, stafin dhe studentët e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri Albin Kurti dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi kanë përkujtuar fëmijët e vrarë, të zhdukur apo që e kanë humbur jetën nga kushtet e luftës, si dhe është biseduar për procesin e filluar të konsultimeve me familjarët për mënyrën më të mirë të përkujtimit të memorializimit.

Përmes një komunikate për media njoftohet se Kurti ka thënë se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, nuk janë të kaluara dhe plagët nga to ende janë të njoma.

Ai theksoi se veçanërisht vrasjet e fëmijëve dhe shtatzënave gjatë luftës janë gjenocid i kryer nga Serbia, krim ndaj brezave të ardhshëm, që nuk mund të harrohet e as të falet.

“Në takimin me studiues e student u bisedua për fillimin e fazës së konsultimit dhe hartimit të dokumentit narrativ mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. U theksua se pas hartimit të dokumentit, do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Në këtë takim Kryeministri Kurti u shoqërua nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku morën pjesë edhe Prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Njomëza Llullaku, Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, profesorët Durim Abdullahu dhe Erëblir Kadriu, si dhe studentët e angazhuar për procesin e konsultimeve me familjarët e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci