Të fundit

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Tahiri i AAK-së: Do të jetë i suksesshëm

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja ka hartuar përmbajtjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duke përmendur si shkas “dëmtimin e sovranitetit” dhe “prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në”.

Tahiri tha se i ka njoftuar paraprakisht dhe njëkohësisht ka biseduar sot me grupet parlamentare, për të ndarë draftin final të mocionit për mosbesim.

“Aleanca, përgjatë këtyre dy viteve ka pasur qëndrim politik shtetëror, aty ku kemi mendu se duhet me iu dhënë mbështetja Qeverisë, atë e kem bërë pa kurrfarë kalkulimi, sikur rreth marrëveshjes, sikur rreth referendumit, sikur rreth votimeve të disa ligjeve, të cilat ne kemi menduar se janë mirë. Në të njëjtën kohë, ne kemi qenë shumë decidivë aty ku kemi menduar se ka qenë gabim, ne jemi ata që i kemi thënë ‘mos u merr me targat, për shkak se nuk do të mund t’i zbatosh’, të vetmit në parlament i kemi thënë ‘mos organizo zgjedhje sepse do të krijojmë krizë’, dhe kryeministri Kurti e ka marrë rrugën, rrugë e cila e ka çu Kosovën në qorrsokak, e ka çu Kosovën në goditjen më të madhe që e ka marrë në 20 vitet e fundit, në raport me sovranitetin e Kosovës. Sovranitet mundet me pas vetëm në oborrin e komunës, askund tjetër nuk ka sovranitet, sovraniteti në fakt është sfidu nga kriminelë dhe njëkohësisht është mbrojtur nga rezoluta 1244, përmes KFOR-it”, tha Tahiri.

Tahiri tha se ‘prishja’ e marrëdhënieve dhe sanksionimi nga SHBA-të është e papranueshme.

“Për këtë, ky kryeministër duhet të shkojë, dhe ky mocion do të jetë i suksesshëm”, u shpreh ai.

Shefi i grupit të AAK-së tha se arsyeja e parë e mocionit është ‘dëmtimi i sovranitetit’ të vendit tonë.

“E ka dëmtuar sovranitetin në esencë. Policët tanë janë vënë në situatën më të rëndë, duke mbrojtur oborrin e një komune.

I pyetur nëse beson se do të mblidhen nënshkrimet e duhura për inicimin e mocionit, Tahiri tha: “Ky mocion do të jetë i suksesshëm”.

Tahiri tha se sot ka pasur takim me Arben Gashin dhe Shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Abelard Tahirin, në orën 13:30.

“Unë e kam mirëmbajtjen, ata nuk janë kundër, njëherë duan ta shohin përmbajtjen”.

Sa i përket një takimi të mundshëm të Kurtit me partitë opozitare në lidhje me situatën në veri, Tahiri tha se një ftesë të tillë nuk ka pasur.

“Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë më bosh, thuajse nuk po ndodhë asgjë 40 kilometra larg Prishtinës”.

Ai po ashtu tha se nesër do të flitet edhe për mocionin në seancën e veçantë, ku do të flitet për situatën në veri.

Ditën e djeshme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me anë të një konference për media ka njoftuar se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas ndëshkimeve të ShBA-së ndaj Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci