Të fundit

I mituri në Prizren bëri një listë të nxënësve që do t’i vriste, drejtori i shkollës jep detaje

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë së martes në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Një nxënës i kësaj shkolle ka përpiluar një listë të nxënësve që do t’i vras. Mediumi Paparaci ka mësuar se nxënësi që ka kërcënuar shokët e tij t klasës i përket komunitetit boshnjak.

Paparaci ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Mehdi Krasniqi, i cili ka thënë se janë në kontakt me prindin e nxënësit që ka dërguar mesazhe kërcënuese.

Tutje, ai ka thënë se nxënësi në fjalë ka disa probleme shëndetësore.

“Ne jemi duke biseduar me prindin e nxënësit që ka kërcënuar edhe shokët e klasës. Mesazhet kanë qenë në gjuhën angleze dhe boshnjake, por që menjëherë pasi kemi pranuar mesazhet ne kemi reaguar tek organet e rendit. Nxënësi i ka disa probleme shëndetësore, por që tani për tani situata nuk është serioze”.

Mes tjerash, Krasniqi ka potencuar se situata deri më tani nuk është serioze, derisa tha se procesi mësimor do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Ai për Paparacin ka thënë se mesazhet kërcënuese që nxënësi ka dërguar kanë qenë në gjuhën angleze dhe atë boshnjake.

Lidhur me rastin në fjalë janë aktivizuar institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci