Të fundit

“Përjetësisht”, Luiz Ejlli publikon sot projektin e ri muzikor

Këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother para pak javësh, ku edhe fitoi çmimin e madh.

Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin.

Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”.

E duket se fituesi i ‘BBV 2’ nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe do të sjellë për ndjekësit e tij një tjetër projekt muzikor me titull ‘Përjetësisht’, por këtë herë jo në bashkëpunim. Për të gjithë ju që po e prisni me padurim, nuk do t’ju duhet të prisni gjatë pasi kënga do të publikohet sot në orën 19:00. Fansat e tij mund të jenë të entuziazmuar për të dëgjuar zërin dhe stilin e tij unik në muzikë.

Ju rikujotjmë se, pas daljes së tij nga shtëpia kanë nisur gjithashtu aludimet se lidhja mes tij dhe Kiara Titos ka përfunduar.

Ata kanë postuar mjaft shpesh, duke i përbuzur këto gënjeshtra.

Së fundmi, Kiara ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me Luizin, duke mbyllur “gojët e liga”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci