Të fundit

Putin: Rusia mund ta furnizojë më me shumë gaz Evropën

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se furnizimi me gaz i pjesës më të madhe të Kontinentit Evropian nuk konsiderohet si një armë ekonomike kundër tij.

Presidenti rus tha të mërkurën se Rusia e kishte rritur sasinë e furnizimit dhe ishte e gatshme të furnizonte edhe më shumë, ndërsa Evropa po përballet me një krizë energjetike.

Pjesa më e madhe e Evropës mbështetet tek Rusia për furnizimin me gaz natyror, ndërsa për shkaqe të ndryshme pjesa më e madhe e kontinentit po ballafaqohet me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Çmimet e gazit po nxiten nga një rritje e kërkesës, ndërsa ekonomitë po dalin me vështirësi nga problemet që krijoi pandemia.

Rusia është eksportuesi kryesor i gazit në BE dhe kritikët e Kremlinit janë shprehur se Rusia po përfiton nga problemet energjetike të Evropës, ndërsa duket se do të miratojë tubacionin e saj të gazit Nord Stream 2 në Gjermani.

Ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius ishte një nga eurodeputetët që i bëri thirrje BE-së të niste një hetim ndaj kompanisë shtetërore të gazit rus Gazprom, pasi sipas tij, kjo kompani është duke manipuluar tregun evropian të gazit për të rritur çmimin e tij.

Putin në seancën plenare të Javës së Energjisë Ruse i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se janë problemet e vazhdueshme të vetë Evropës që kanë shkaktuar krizën aktuale të energjisë.

“Ku i përdorim armët? Në cilat konflikte marrim pjesë? Sa i përket ekonomisë, pra nëse po e përdorim gazin si armë, kjo është një çështje jashtë diskutimit. Edhe në periudhat më të komplikuara të Luftës së Ftohtë, Rusia i përmbushi rregullisht dhe plotësisht detyrimet e saj të kontratës dhe furnizoi me gaz Evropën”, tha ai.

Putin deklaroi me tej se Rusia e rrit sasinë e furnizimit me gaz, por kjo varet nga kërkesat.

“Sot ne vazhduam të rrisim sasinë e furnizimit me gaz me 15 për qind, nëse vendet evropiane kërkojnë më shumë, ne do t’i furnizojmë sipas kërkesave. Kështu jo vetëm që përmbushim detyrimet tona të kontratës, por jemi po ashtu të gatshëm të furnizojmë përtej detyrimeve që parashikon kontrata. Por duhet të ketë kërkesë për një produkt të tillë”, tha ai.

Përpara raundit tjetër të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për klimën në Skoci, Bashkimi Evropian i ka inkurajuar vendet që konsiderohen si ndotës të mëdhenj të angazhohen për objektiva më ambicioze të klimës dhe t`i largohen energjisë së qymyrgurit që shtojnë emetimet e karbonit.

Tani sidoqoftë duket se situata po ndryshon sërish në favor të tij.

Termocentralet me gaz kanë qenë më të lira për të funksionuar sesa ekuivalentët e tyre të djegies së qymyrit për më shumë se dy vjet për shkak të kostos së shtuar të emetimeve të karbonit, por kjo nisi të ndryshonte rreth muajit korrik të këtij viti.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci