Të fundit

Joe Biden do të takojë Papën gjatë samitit të G20

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Itali për të takuar Papa Françeskun gjatë Samitit të Liderëve të G20.

Po ashtu, Biden do të udhëtojë për në Mbretërinë e Bashkuar për një konventë të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike.

Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Jill Biden, do të vizitojë Romën për samitin e G20 më 30 dhe 21 tetor.

“Ata do të diskutojnë së bashku për përpjekjet e bazuara në respektimin e dinjitetit themelor njerëzor, duke përfshirë përfundimin e pandemisë COVID-19, trajtimin e krizës klimatike dhe kujdesin për të varfrit”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Biden do të udhëtojë më pas në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botëror në Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike më 1 dhe 2 nëntor.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci