Të fundit

Ultimatumi amerikan për Kurtin, çfarë tha dje Osmani pas takimit me Escobar e Lajçak?

U dha dje dhe përfundon sot. Ultimatumi i Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin që ta depërshkallëzojë situatën në veri të Kosovës.

Escobar doli me kërkesa të qarta për qeverinë e Kosovës për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës derisa tha se fillimisht duhet të bëhet depërshkallëzimi i situatës në veri, e dyta është se duhet të mbahen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të serbëve dhe e treta se duhet të lëvizet në drejtim të implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Për këtë, ai i dha Kurtit afat dy ditor, që përfundon sot, shkruan Paparaci.com.

“Andaj, kjo duhet të bëhet tani dhe duhet të pajtohemi për këtë sot dhe nesër, sepse të premten, Miroslavi [Lajcak] dhe unë, pritet që të japim raporte te eprorët tanë, lidhur me atë se a ishim të suksesshëm apo jo.”, tha Escobar.

Pasoja të mëdha për raportet tashmë të lënduara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësinë ndërkombëtare janë paralajmëruar nëse këto kërkesa nuk përfillen.

“Shikoni, po ju them një gjë: nuk bëhet fjalë vetëm për SHBA-në, por për të gjithë komunitetin transatlantik. Andaj nuk jemi ne. Nuk janë 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja me Britaninë. Ne i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë, ne jemi mbështetës. Po vjen nga diku tjetër, dhe po, mund të ketë ndikim afatgjatë.”, tha Escobar.

Por, çfarë deklaroi dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu pas takimit që pati me emisarin e SHBA-ve, Escobar dhe me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Sipas asaj që ka deklaruar Osmani, ajo ka diskutuar hapat e ardhshëm për stabilitet sfatgjatë në rajon, derisa thuhet se ua ka përsëritur mundësinë ligjore për zgjedhje të reja.

Osmani gjithashtu në takim me ta ka theksuar se mosndëshikimi i grupeve dhe individëve që kanë suluar policinë, gazetarët KFOR-in e EULEX-in nuk duhet toleruar.

“Në takimin e sotëm me Escobar dhe Lajçak shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”, tha Osmani.

“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë gjithëpjesëmarrjen”, tha Osmani.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi dhe vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti por është e ditur se sot përfundon ultimatumi amerikan për të që është përcjellur me paralajmërimin e pasojave të mëdha për Kosovën në arenën ndërkombëtare. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci