Të fundit

Aksidenti me dy viktima në Suharekë, momenti kur vetura përplaset me motoçikletën (video)

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Shirokë të Suharekës, pasditen e së dielës.

Bëhet fjalë për Petrit Gashin dhe Besnik Haliti nga Komuna e Prizrenit, të cilët kishin qenë në motoçikletë. Ndërkaq shoferja e veturës, Mirlinda Guraziu është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Pamjet e mëposhtme shfaqin momentin e përplasjes së veturës me motoçikletën:

Prokuroria Themelore në Prizren tashmë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin tragjik.

Kërkesën e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

E dyshuara Mirlinda Guraziu dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, konfirmoi Mehmeti./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci