Të fundit

Aksidentohet një autobus me punëtorë në Maqedoninë e Veriut, pesë të lënduar

U përmbys një autobus me punëtorë, nga fabrika “Kromberg dhe Shubert” në Manastir. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”, kur punëtorët me transport të organizuar po ktheheshin në shtëpi nga turni i tretë. Pesë persona u lënduan, shoferi i autobusit dhe katër pasagjerë. Ata kërkuan ndihmë në Spitalin Klinik në Manastir. Të gjithë ishin me lëndime të lehta dhe u lëshuan për kurim shtëpiak.

“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.

Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. Ndryshe, në këtë fabrikë, ku prodhohen kabllo për industrinë e automobilave, punojnë mbi 5,500 njerëz.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci