Të fundit

Gjiganti zviceran i telekomunikimit zhvendos në Kosovë qendrat e thirrjeve

Kompania telekomunikuese zvicerane, “Swisscom” do të transferojë një pjesë të qendrave të saj të thirrjeve në Kosovë, raportoi televizioni publik zviceran të premten.

Kompania kryesore në tregun telekomunikues zviceran nuk do të zhvendosë punonjësit e vet, por ata të një kompanie të cilën do ta nënkontraktojë, një praktikë të cilën e kanë kundërshtuar sindikatat e punëtorëve të “Swisscom”.

Rreth 45 punëtorë pritet të punësohen fillimisht në Kosovë, transmeton Paparaci.

“Këta janë punonjës që tashmë punojnë [nga Kosova] për një nga nënkontraktorët tanë”, ka thënë Christian Neuhaus, zëdhënës i “Swisscom”. “Ne do të bëjmë një test për të shikuar nëse cilësia do të jetë e njëjtë duke operuar nga Kosova”.

Kjo manovër e “Swisscom” ka bezdisur sindikatat e punëtorëve të kompanisë.

“Kompania është e vendosur në Zvicër dhe kësisoj si prioritet duhet të ketë punësimin në Zvicër”, tha Robert Métrailler, sindikalist.

Në Kosovë, prej vitesh funksionojnë dhjetëra qendra të thirrjeve të lidhura me kompani me bazë në Zvicër. /Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci