Të fundit

Flet vajza e Madonnës: Ajo është shumë fanatike

Vajza më e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, thotë në një intervistë të re se këngëtarja e famshme është një prind çuditërisht i rreptë.

“Mamaja ime është një fanatike dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time,” -tha 25-vjeçarja për Interview Magazine, të enjten.

“Kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme.”

Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar vetë për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju-Jork, pavarësisht pasurisë së madhe të nënës së saj.

“Nuk marr asnjë ndihmë në familjen time. Natyrisht, unë u rrita me shumë privilegje. Nuk mund ta mohoj këtë. Por unë mendoj se nëna ime duke parë të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm, tha: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu’. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat, atëherë u jep atyre pushtet mbi ju,” u shpreh Lourdes.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci